Këshilltarja e Kuvendit Komunal të Podujevës, Mrika Thaçi ka kaluar në rradhët e grupit të këshilltarëve të LDK-së, njofton Llapi.info. Lajmin e ka bërë të ditur vet Thaçi në seancën e KK që është mbajtur sot.

Ajo ka thënë se kalimi i saj në LDK pasyqron mendimin e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi dhe LDK për të është alternativa e vetme racionale në skenën politike në Kosovë.

“Sot kur Kosova përballet për herë të parë pas luftës me një krizë politike por jo krizë qeveritare, ndjej përgjegjësi para se gjithash para qytetarëve të Komunës së Podujevës, e veçanrëisht zgjedhësve të mi, që kontributin dhe angazhimin politik tash e tutje ta jap në kuadër të grupit parlamentar të LDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në përgjithësi, si alternativën e vetme racionale në skenen politike në Kosovë. Qëndrimi im sot mendoj se pasqyron edhe mendimin qytetar jo vetëm në Komunën e Podujevës”, ka thënë Thaçi.

Mrika Thaçi votat si këshilltare e KK i kishte fituar me partinë e AAK-së. Pas disa muajsh ajo kishte kaluar si këshilltare e pavarur në KK, ndërsa sot ka kaluar zyrtarisht në LDK./Llapi.info