OJQ „Make A difference“ dhe “Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung”, organizuan sot një diskutim publik në Podujevë për migrimin ilegal kohëve të fundit. Tё ftuar nё debat ishin: Besa Luzha -FES, Egzon Krasniqi – OJQ “Make A Difference”, Dardan Velija dhe Dukagjin Gorani nga shoqëria civile.
Besa Luzha nga Fondacioni FES tha se ne jemi duke bërë një hulumtim për të nxjerr informacione nga të gjitha qytetet për arsyet e migrimit ilegal nga Kosova dhe këto informata në fund do i’a paraqesim qeverisë në mënyrë që të gjenden zgjidhjet.
Egzon Krasniqi, nga OJQ “Make a difference”, gjithashtu edhe organizator i këtij diskutimi tha se ne si organizatë kemi realizuar disa anketa në teren dhe kemi ardhur në përfundim që: mediat kanë qenë pikat kryesore të informacionit që i kanë dhënë bujë kësaj dukurie, dhe qytetarët po shkojnë atje për të punuar.
Ai tregoi edhe vështirësit e shumta në të cilat ata kanë kaluar gjatë realizimit të anketave.
Besa Luzha përmendi disa nga gjetjet e hulumtimit deri tani:
1. Gjendja e vështirë ekonomike,
2. Dëshprimi, mungesa e shpresës,
3. Pafuqia e njerëzve për me i realizuar të drejtat elementare,
4. Arsyet shëndetësore,
5. Mungesa e lirisë së lëvizjes, etj.
Dukagjin Gorani nga shoqëria civile, tha se ekziston një pendim tek njerëzit. “Ndjenja që këtu për shkak të ngatërruarit, njerëzit nuk e shohin të ardhmën këtu, është një nga arsyet që unë mendoj se njerëzit po migrojnë”, ka thënë Gorani.
Ndërsa, Dardan Velija, tha se krejt Evropa është në krizë demografike, në nuk jemi në krizë demografikë, por, krejt njerëzit po na ikin nga vendi./llapi.info