Me rastin e festës së Vitit të Ri 100 familje në nevojë të komunës së Podujevës, janë ndihmuar me pako ushqimore, njofton Zyra për Informim e Komunës së Podujevës, përcjell Llapi.info.
Kompania “Festimi Tours” me pronar Enver Avazi, në bashkëpunim Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) të Komunës së Podujevës, me rastin e festës së Vitit të Ri, ka dhuruar 100 pako ushqimore për familjet skamnore.
Vlera e një pakoje, të dhuruar nga kompania “Festimi Tours” është 31 euro dhe ajo përmban artikuj të ndryshëm ushqimore.
Drejtori i DSHMS në Podujevë, Agron Hyseni falënderoi donatorin për pakot e dhuruara, në mënyrë që edhe familjet në asistencë sociale të presin ndërrimin e moteve në një atmosferë festive dhe me tryezë e të begatshme.