Mjedrra është produkti me të cilin po identikohet Komuna e Podujevës. Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në konferencën përbullëse për vitin 2015 të mbajtur të mërkurën, raporton Llapi.info.
“Kem përkrahur me fidane të mjedrrës disa kultivues që në bazë të shpalljes publike kanë bërë kërkesë në komunë. Tash mjedrrën ne e kem si produkt që po identifikohemi si komunë me të, edhe mund t’ju them që ajo i ka tejkaluar ato planifikimet tona për këtë vit”, ka thënë Veliu.
Sipas tij, kultivimi i mjedrrës ka kaluar pritshmërit e bëra nga komuna.
“Këtë vit kanë qenë në prodhim 200 hektarë mjedërr në bazë të informative që i kem edhe nga Shoqata e Mjedrres. Kanë qenë të angazhuar 2 mijë persona, të cilët kanë marrë të ardhura Këtë vjeshtë janë mbjellur edhe rreth 200 hektar mjedërr, kurse gjatë vitit tjetër në pranverë parashihet të mbillen edhe rreth 300 hektar”, ka shtuar Veliu, duke konsideruar se kjo kulturë është shëndrruar në një kulturë shumë profitabile.
Veliu ka thënë se nevoitet vetëm punë dhe angazhim i atyre që e kanë mendjen të merren me këtë veprimtari./Llapi.info