Një pacient ka incizuar gjendjen në të cilën i ka gjetur ai dhomat e Qendrës Emergjente të Podujevës.

Në videon e publikuar në Facebook shihen shiringat e përdorur nëpër tavolinë dhe përtokë, derisa në dritare është i vendosur infuzioni në shishe të plastikës.

Ato shishe sipas një pacienti që dëgjohet në video, gjenden në dritare gjatë pesë ditëve të fundit.

Ironia në krejt këtë situatë është një njoftim që bën thirrje që shiringat e përdorur të hidhen në qese të zeza, e i cili ishte vendosur në murin para tavolinës që ishte i mbuluar me shiringa të përdorur.

Videoja shfaq edhe pjesë të tjera të objektit, siç është WC-ja, që e tregon atë në pamje të tmerrshme. Për më tepër shikojeni videon:

Kjo është gjendja aktuale në Qendrën Emërgjente në Podujevë (Video)Një qytetarë i Podujevës sot ka marrë guximin dhe ka bërë një video brenda në Qendrën Emërgjente në Podujevë.Shikojeni dhe vlersojeni.

Publiée par Podujeva Vendlindja Ime sur vendredi 1 Janvier 2016