Ish-Komandanti i UÇK’së, Rrustem Mustafa – Remi, po vazhdon të mbetet deputet, pavarësisht se ndaj tij ekziston, vendimi i formës së prerë, i dënuar për krime të luftës. Për dallim prej Remit, pozitën e deputetit e ka lënë Latif Gashi, po ashtu, i dënuar për krime lufte.
Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës është zëvendësuar vetëm Gashi por jo edhe Rrustem Mustafa.
Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me Remin, por ai nuk e ka hapur telefonin, për të treguar se pse s’është tërhequr prej pozitës së deputetit.