Në pikat kufitare në Merdar e tek Dheu i Bardhë sërish janë krijuar kolona të gjata të makinave të mërgimtarëve të cilët po kthehen pas pushimeve për festat e fund vitit.
Në këtë pikë kufitare kolonat shkojnë deri në 200 metra ndërsa pritjet janë mbi 45 minuta. Mërgimtarët shprehen të zhgënjyer me drejtuesit e institucioneve të endit pasi thonë se ata çdo herë po përballen me problemin e njëjtë dhe kush nuk po mundohet të bëjë një zgjidhje, raporton Koha.net.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë se bora ka vështirësuar punën në këtë pikë kufitare. Ndërsa në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardh Hoxha ka thënë se pritjet janë mbi një orë.
Policia sërish u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të përdorin pika kalimet në të cilat ka më pak pritje.