Florie Abazi-Besholli është emëruar drejtoreshë në Drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Podujevës.

Emërimi i saj erdhi pas një vendimi të kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, raporton Llapi.info.

Kjo është hera që nga paslufta që në ekzekutivin e Komunës së Poduejvës emërohet një drejtoreshë.

Florie Abazi-Besholli erdhi në krye të kësaj drejtorie, pasi ish-drejtori i kësaj drejtorie, Hamdi Jaha, u bë anëtar i bortit të AKP-së./Llapi.info