430 euro janë mbledhur nga shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë në St. Pölten të Austrisë për pesë jetimët në Llaushë të Podujevës. Mjetet janë mbledhur në xhaminë “Abdyl Frashëri” në St. Pölten të Austrisë.

Iniciativa për mbledhjen e këtyre mjeteve ishte e mërgimtarit nga Austria, Milazim Kosumit, nga fshati Zhiti i Podujevës.

Mjetet nga kjo xhami i ka sjell Bari Sadriu, anëtar i kryesisë në xhami. Ndërsa, Milazim Kosumi, ishte ai i cili ua dërzoj mjetet këtyre jetimëve.

Pjesë e kësaj ndihme ishin edhe 30euro nga Kreshnik Abudallahu nga Shtedimi, si dhe 50 euro nga vajza e Milazim Kosumit, Çlirime Kosumi, 12-vjeçare.

SAMSUNG CSC
Egzona Halili, vajza më e madhe e kësaj familje, i falenderoj nga zemra humanitarët për ndihmën e dhënë kësaj familje. Falenderimë pati edhe nga xhaxhai i këtyre jetimëve, Fadil Halili, i cili ka marrë përkujdesin për këta fëmijë.

Ndihma për këta fëmijë ka pasur edhe më herët nga njerëz të vullnetit të mirë. Derisa, Milazim Kosumi dhe Izet Zymeri kanë ndihmuar edhe më parë këtë familje me 2.400 euro, shumë kjo e mbledhur nga mërgimtarët në Austri. /llapi.info