Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 15:32 në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Policia e Stacionit të Podujevës.
Sipas policisë, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave me targa të Shqipërisë.
Ndërsa, mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë ka thënë për Llapi.info se një femër ka marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e këtij aksidenti. Pas tretmanit mjekësor, e lënduara është liruar për në shtëpi.
Videon dhe foton nga aksidenti në redaksi të portalit Llapi.info e ka dërguar një lexues i portalit./Llapi.info