I jashtëligjshëm po konsiderohet një vendim i Komitetit për Politikë dhe Financa për shpërndarjen e 450 metrave dru rasteve sociale dhe disa institucioneve publike.
Zyrtarët e partisë opozitare, LVV, kanë thënë se nuk janë kundër shpërndarjes së këtyre druve, por janë kundër shkeljes ligjore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shefi Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Haki Rudari, thotë se me këtë vendim, janë shkelur Ligji për vetëqeverisjen lokale dhe Rregullorja e Kuvendit Komunal të Podujevës, pasi, sipas tij, KPF-së nuk ia lejon Ligji e as Rregullorja që të marrë vendime, por vetëm rekomandon.
“Në mbledhjen e fundit të KPF-së, më 29.12.2015, përveç pikave të tjera, u ngrit çështja e shpërndarjes së 450 m kub dru që janë konfiskuar nga Agjencia e Pyjeve nga prerësit ilegalë. Në emër të Grupit të këshilltarëve të LVV-së në fillim kam kërkuar nga Zyra ligjore të na tregojë sa kemi ne të drejtë si KPF të marrim vendime”, ka thënë Haki Rudari. Sipas tij, kjo pikë kishte kaluar pa dhënë një përgjigje përfundimtare nga zyrtarët komunalë nëse kanë apo jo të drejtë si KPF të marrin vendime.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)