Për t’i vlerësuar dëmet e shkaktuara nga era, Komuna e Podujevës ka formuar komisionin për vlerësim, njofton Zyra për Informim e Komunës së Podujevës, përcjell Llapi.info.

“Ky komision i formuar nga Komuna e Podujevës që  nga mëngjesi është në teren, kurse në zyrat komunale të DSHPMSH sektori i emergjencave në çdo kohë është duke pranuar raste, të cilat paraqiten nga vetë qytetarët”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim në Podujevë.

Poashtu, është e mobilizuar edhe Kompania Regjionale “Pastrimi”, e cila me të gjitha kapacitetet e saj po punon për pastrimin e qytetit nga mbeturinat e lehta, të cilat janë bartur nga era./Llapi.info