Shaban Sfishta, ish-arsimtar i kimisë në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Podujevë, punoi 17 vjet e 7 muaj pa asnjë cent. Sot në ditën e mësuesit ai harrohet nga Komuna e Podujevës.

Mësuesi i cili tërë jetën ia kushtoj arsimit të brezave duke mos marrë pagë për punën e tij, sot në ditën e mësuesit ai nuk nderohet nga Komuna e Podujevës.

Për sakrificën e tij, ai kishtë marrë mirënjohje nga Ministria e Arsimit dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Pagën e tij, Sfishta e la në buxhetin e shtetit të Kosovës, gjest ky i cili e bënë të dallueshëm nga mësimëdhënësit e tjerë.

Mësuesi Sfishta tash vuan nga një sëmundje e rëndë e cila ia pamundësoi edhe kontaktin me ne./llapi.info