Asnjë përgjigje nuk kanë marrë këshilltarët opozitarë nga komunarët e Podujevës, lidhur me pyetjet e bëra për draftplanin lokal të veprimit të riintegrimit në Komunën e Podujevës, të premten.
E gjitha ka përfunduar me një prezantim të zyrtarit të integrimit, Ylber Salihu, rreth këtij draftplani. Ndërkohë, që pyetjet e opozitarëve kanë mbetur pa përgjigje, shkruan Koha Ditore.
Për shefin e Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Haki Rudari, komuna ka shumë politika në letër, por ai është interesuar të dinte si do të zbatohet në terren.
Nga ana tjetër këshilltari i partisë në pushtet (LDK), Fidan Rekaliu, e ka lavdëruar draftplanin lokal të veprimit për rrintegrimin në Komunën e Podujevës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)