Gabimet drejtshkrimore të Komunës së Podujevës nuk kanë të ndalur. Këtë herë gabime drejtshkrimore ka bërë Drejtoria e Arsimit në kërkesën për marrjen e bursës komunale, njofton Llapi.info.

Në kërkesën e lëshuar nga kjo drejtori që studentët dhe nxënësit duhet të plotësojnë në rastin e aplikimit për bursë komunale janë dhjetra gabime drejtshkrimore.

Por, nuk është kjo kërkesë e vitit 2015/2016 e vetmja që ka gabime drejtshkrimore, pasi edhe kërkesa e vitit 2014/2015 ka pasur thuajse të njëjtat gabime drejtshkrimore.

Llapi.info edhe më parë kishte raportuar për gabime drejtshkrimore të Komunës së Podujevës./Llapi.info

Lexo edhe këtë: “Analfabetizmi” në Komunën e Podujevës (Foto)

12562490_10205332667811893_1526034690_o

10953944_10203402343835000_5834569649706712491_o