Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Arrestimi i personit është bërë dje në ora 13:15 në fshatin Shajkovc të Podujevës.
Policia nuk ka treguar se për çfarë arsyesh ka qenë në kërkim personi i arrestuar./Llapi.info