Albin Kurti, ish-kryetar i “Lëvizjes Vetëvendosje”, në një vizitë të bërë sot qytetit të Podujevës ka uruar nënat e dëshmorve llapjanë për festën e 8 Marsit.
Ai me delegacionin e tij ka vizituar familjen e Mon Balajt, me ç’rast ka uruar nënën e Monit për festën e 8 Marsit.
Pjesë e vizites së tij, ishte edhe familja e Besnik Restelicës, ku Kurti u takua me nënën e Besnikut, Xhezide Restelica, për t’i uruar festën e 8 Marsit.
Ai tha se nënat llapjane janë trimëresha që kanë lindur djemë të cilët kanë dhënë jetën për lirinë e këtij vendi.
Kurti me delegacionin e tij sot do vizitoi edhe Prizrenin./llapi.info