Granit Begolli, ish-mesfushor i KF. “Prishtina”, është përforcimi më i ri i KF. “Llapi”. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqën zyrtare në “Facebook” të KF. “Llapi”, përcjell Llapi.info.
“Zyrtare. Që nga sot pjesë e F.C “LLAPI”-t është Granit Begolli. Granit Begolli lë F.C “Prishtinën” i bashkohet skuadrës tonë F.C “LLAPI”-t”, thuhet në postimin e KF. “Llapi”.
Graniti ishte në bisedime edhe me Hajvalinë, por në fund vendosi për Llapin, me të cilët kishte biseduar më parë. Ai është vëllai i Gentrit, që është pjesë e Prishtinës.
Llapi më herët ka angazhuar edhe dy ish lojtarë të Prishtinës, Adnan Haxhaj e Viktor Kuka./Llapi.info