Sot në mëngjes në Stacionin Policor të Podujevës është raportuar për vjedhje në dy lokale në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi.

Sipas Bislimit, është raportuar për disa dëme që janë shkaktuar, por për shkak të hetimeve që po vazhdohen nuk është bërë e ditur se për çka bëhet fjalë, siç nuk është bërë e ditur as emri i lokaleve në të cilat ka ndodhur vjedhja.

Ndërsa, ora se kur ka ndodhur kjo vjedhje nuk dihet, sepse sipas Bislimit, as pronarët e lokalit nuk e din saktë se kur ka ndodhur kjo vjedhje./Llapi.info