Në përvjetorin e 10-të të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, homazhe pranë varrit të tij kanë bërë edhe zyrtarët e degës së LDK-së në Podujevë, njofton Llapi.info.
Ky delegacion ishte i udhëhequr nga kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, njëherish nënkryetar i Lidhjes Demoraktike të Kosovës.
Homazhe në 10-vjetorin e vdekjes së tij kanë bërë edhe zyrtarë të lartë të shtetit, udhëheqës të partive politike dhe qytetarë të ndryshëm, të cilët as acari i ftohtë i janarit nuk i ka penguar që të nderojnë figurën e lartë të ish-presidentit Rugova.
Ibrahim Rugova ndërroi jetë 10 vite më parë, më 21 janar 2006, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ishte ideatori i pavarësisë së Kosovës.
Rugova poashtu ishte një nga themeluesit kryesor të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe udhëheqës i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në vitet e 80-ta./Llapi.info