Visar Cakiqi, së bashku me të fejuarën e tij, pak para këtij Viti të Ri, ka nisur udhëtimin për në Siri, për t`iu bashkuar luftës e për t`u rreshtuar karshi grupit terrorist, ISIS.

Mirëpo, ata nuk kanë arritur në këtë destinacion. Janë ndaluar nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Stambollit në mes datave 28-29 dhjetor, raporton Koha Ditore, përcjell Llapi.info.

Të nesërmen, sipas burimeve të “Kohës Ditore”, janë thyer mbrapshtë në Prishtinë, duke i dorëzuar tek autoritetet kosovare. Cakiqi tashmë është në paraburgim derisa e fejuara e tij po mbrohet në liri.

Ai është edhe djali i një zyrtari në Qeverinë e Kosovës dhe njëherësh nënkryetarit të PDK-së në Podujevë, Ismet Cakiqi, shkruan Koha Ditore.