Është stabilizuar gjendja në pompën e derivateve “Shqiponja Petrol” në Podujevë, e cila sot ishte përfshirë nga zjarri. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili ka thënë se dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë energjia elektrike në pompën e derivateve.
Sipas Bislimit, gjendja në pompën e derivateve është stabilizuar, rruga është lëshuar për qarkullim dhe banorët kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre.
Gjatë ditës Llapi.info kishte raportuar për gjithçka që kishte ndodhur në këtë pompë të derivateve./Llapi.info