U hap sot Këndi me informacione dhe udhëzime për fermerët dhe kultivuesit e rinj të Komunës së Podujevës, të cilët janë të interesuar të merren me bujqësi, njofton Zyra për Informim e Komunës së Podujevës, përcjell Llapi.info
Përurimin e këtij këndi e bëri Kryetari i Komunës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Avni Fetahu.
Sipas Veliut, kjo nismë ka për qëllimin ofrimin e informacioneve dhe udhëzime për kultivuesit e rinj dhe kultivuesit që dëshirojnë të zgjerojnë veprimtarinë e tyre.
“Në këto broshura të vendosura kultivuesit llapjanë do t’i kenë të gjitha informacionet, për lloje të ndryshme të kulturave, që nga shpenzimet e përgjithshme, shpenzimet operacionale dhe të punës, deri tek rendimenti dhe përfitimet për hektar”, ka thënë Veliu.
Ky është njoftimi i plotë i Komunës:
Kryetari Veliu përuroi këndin me informacione për fermerët llapjanë
Kryetari i Komunës së Podujevës z. Agim Veliu hapi sot këndin me informacione dhe udhëzime për fermerët dhe kultivuesit e rinj, të cilët janë të interesuar të merren me bujqësi.
Në kuadër të angazhimeve për rritjen e mbështetjes për fermerët kultivues llapjanë, kryetari i Komunës së Podujevës z, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) z. Avni Fetahu, sot bëri hapjen e këndit me informacione dhe udhëzime për kultivuesit e rinj.
Kryetari Veliu tha se kjo nismë po realizohet me qëllim të ofrimit të informacioneve dhe udhëzimeve për kultivuesit e rinj dhe për ata të cilët dëshirojnë ta zgjerojnë veprimtarinë e tyre.
“Në këto broshura të vendosura kultivuesit llapjanë do t’i kenë të gjitha informacionet, për lloje të ndryshme të kulturave, që nga shpenzimet e përgjithshme, shpenzimet operacionale dhe të punës, deri tek rendimenti dhe përfitimet për hektar”, tha kryetari Veliu.
Kryetari Veliu tha se kjo nismë po bëhet në kohë shumë të përshtatshme për faktin se Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tashmë ka shpallur thirrje për aplikim për kultivuesit llapjanë të cilët mund të aplikojnë për të përfituar nga subvencionimi me fidan të mjedrës dhe sera.
Bujar Gimolli
Zyrtar për Informim
Komuna e Podujevës
Zyra pë Marrëdhënie me Publikun dhe Informim