Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Podujevë, Rafet Llapashtica dhe kështilltari tjetër i kësaj partie, Flakron Gashi kanë kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Avni Maloku. Kjo kërkesë për dorëheqjen e tij është bërë sot në seancën që është mbajtur sot në Kuvendin Komunal, raporton Llapi.info.

Sipas Rafet Llapashticës, vendimi më i mirë për përmirësimin e gjendjes së arsimit në Podujevë do të ishte sikur Avni Maloku të jap dorëheqje.

“Vendimi më i mirë do të ishte sikur drejtori të jap dorëheqje ose të merren masa për gjendjen në arsim”, ka thënë Llapashtica.

Ndërsa, këshilltari i PDK-së në Podujevë, Flakron Gashi, ka thënë se nderi më i madh që mund të ju bëhet prindërve dhe nxënësve është dorëheqja e drejtorit të arsimit.

“Askush më shumë nuk do të ju bënte nder as prindërve, as nxënësve, sikur ju të jepni dorëheqje”, ka thënë Gashi.

Lidhur me këtë, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Maloku, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje në fund të replikës që ka bërë për çështjet tjera që kanë ngritur këshilltarët pozitar dhe opozitar./Llapi.info