Arsimtari i lëndës së Biologjisë, V.V. në Shkollën Fillore “Sheqë Mirofci” në fshatin Shtedim të Podujevës është rrahur nga prindi i një nxënësi sot rreth orës 13:40, raporton Llapi.info.

Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur një burim i portalit, ndërsa e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi.

Shkak i konfliktit mësohet të ketë qenë preteksti i prindit se arsimtari e ka rrah djalin e tij, gjë të cilën nuk e ka pranuar arsimtari në fjalë.

Bekim Bislimi ka treguar se arsimtari ka marrë kujdesin mjekësor. Ndërsa, i dyshuari (prindi) me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info