Nesër bëhen 19-vjet nga rënia heroike e komandantit Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut, njofton Llapi.info.

Për nder të 19-vjetorit të rënies heroike së këtyre dëshmorëve do të bëhen homazhe dhe do të organizohet një akadami përkujtimore.

Në orën 10:00 homazhe do të bëhen pranë shtatores së Zahir Pajazitit.
Në orën 11:00 të vendi i rënies në Pestovë.
Në orën 13:00 organizohet një Akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Në orën 13:00 fillojnë vizitat në kompleksin e dëshmorëve në Orllanë.
Në orën 14:00 vizit kompleksit në Lladovc, dhe në orën 15:00 organizohet turneu Kupa e Qyteteve në Futboll “Zahir, Hakif, Edmond” në Pallatinë e Rinisë./Llapi.info