Dy persona të gjinisë mashkullore kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:30, njofton Llapi.info.
Shefi i Emergjencës në Podujevë, Avdyl Zhushi, ka thënë për Llapi.info se një nga të lënduarit është nga komuna e Ferizajit dhe ka mar lëndime të lehta trupore. Ndërsa, i lënduari tjetër është nga Podujeva dhe ka marrë lëndime të rënda në kokë.
Zhushi ka treguar se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë./ Llapi.info