Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, familjarë e qytetarë të tjerë do të bëjnë sot homazhe te pllaka e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në sheshin “Nënë Tereza”, me rastin e tetë vjetorit të vrasjes së tyre.
Vetëvendosje po ashtu do të vizitojë edhe familjet e tyre si dhe do të bejë homazhe edhe tek varret e tyre.
Arben Xheladini dhe Mon Balaj kanë humbur jetën në demonstratën e 10 shkurtit 2007, që ishte organizuar kundër negociatave me Serbinë dhe planit të Ahtisaarit.