Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, kanë nënshkruar sot kontratën për kryerjen e shërbimeve postare. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Zyra për Infomim e Komunës së Podujevës.

Sipas njoftimit të kësaj zyreje, kontrata mes këtyre dy institucioneve është nënshkruar me qëllim të rritjes së efikasitetit në arkëtimin e të hyrave nga tatimi në pronë dhe dërgesave të tjera.

Në bazë të kontratës së nënshkruar Posta e Kosovës SH.A. obligohet të bëjë printimin, zarfimin, si dhe shpërndarjen e dërgesave postare në adresat e destinimit.

Në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin mes këtyre dy insitutcioneve, bashkëpunim ky i cili është vlerësuar nga të dy palët./Llapi.info