Kolegji “Riinvest” në një takim që ka mbajtur sot me zyrtarët komunal të komunës së Podujevës ka prezantuar programin “Specialist i Zhvillimit Lokal”, raporton Llapi.info.

Në programin që është prezantuar sot nga “Riinvest” do të përfshiheshin zyrtarë komunalë të fushave të ndryshme.

Sipas përfaqësuesve të Kolegjit “Riinvest”, “Riinvest” ka gjithë stafin e përgatitur akademik dhe specialistik, si dhe bazën e të dhënave për komuna për kërkime të nevojshme, kushtet infrastrukturale dhe numër të mjaftueshëm studimesh për 20 komuna të Kosovës.

Qëllimi i këtij programi, sipas tyre, është avancimi i dijes mbi qasjet bashkëkohore për zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe rajonal, krijimi i një mase kritike ekspertësh specialistë të akredituar nga fusha e zhvillimit lokal dhe rajonal për nevojat e administratës lokale dhe qendrore, aftësimin për zbatimin e pjesës operative të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për Kosovën dhe avancimin e studimeve të zhvillimit lokal dhe rajonal.

Në përbërje të delegacionit të “Riinvest” ishin: Sejdi Osmani, kryetar i Institutit Riinvest, Bardhyl Meta, Drejtor Ekzekutiv, Hazir Gashi, Udhëheqës i Akademisë Profesionale dhe Albana Gashi, Hulumtuese dhe ligjëruese./Llapi.info