Sot duke filluar nga ora 11:00 në objektin e Shkollës Fillore “Shaban Shala” në Podujevë, do të mbahet një ekspozitë me punimet e nxënësve të kësaj shkolle, njofton Llapi.info.

Kjo ekspozitë organizohet për nder të ditës së kësaj shkolle. E veçanta e kësaj dite është se është hera e parë që organizohet një ekspozitë e tillë në këtë shkollë, pasi viteve tjera dita e shkollës çdo herë është festuar me program artistiko-kulturorë.

Poashtu, sot në ora 11:00 nxënësit e Shkollës Fillore “Pavarësia” në fshatin Siboc të Podujevës festojnë ditën e shkollës së tyre.

Llapi.info gjatë ditës do të ju informojë lidhur me këto ngjarje./Llapi.info