Për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Komunën e Podujevës ka organizuar disa aktivitete kulturore dhe sportive, njofton Zyra për Informim e Komunës së Podujevës përmes një postimi në faqën zyrtare në facebook, përcjell Llapi.info.
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, disa aktivitete që ka organizuar Komuna e Podujevës janë mbajtur sot gjatë ditës.
Programi kulturor – artistike në shënimin e Ditës së Pavarësisë dhe Ditës së Shkollës Fillore “Pavarësia” në Sibofc është mbajtur sot në ora 11:00, sikurse që është mbajtur edhe ekspozita në Shkollën Fillore “Shaban Shala” për nder ditës së kësaj shkolle.
Një aktivitet tjetër që është organizuar për nder të pavarësisë poashtu do të mbahet sot. Fjala është për koncertin në sallën e Teatrit në Podujevë që do të mbajë SHKA “Josip Rela” duke filluar nga ora 17:30.
Ndërsa, nesër nga ora 10:00, fillon turneu ne futboll të vogël, në Palestrën e Sporteve “Hakif Zejnullahu”./Llapi.info