Në bazë të Ligjit për arsimin dhe aftësimin e të rriturve neni 16.1 dhe në bazë të Ligjit për arsimin në komunat e Kosovës nr. 03/L-068, neni 5, pika b, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës shpall konkurs për regjistrimin e vijuesve të rritur në Arsimin e mesëm të lartë profesional klasa X.

Konkursi shpallet për SHMLT ‘’Fan S. Noli‘’ në profilet: informatikë, telekomunikacion, trafik rrugor, arkitekturë dhe automekanik, si dhe për SHMLE ‘’Isa Boletini‘’ në profilet: banka dhe sigurime dhe asistent juridik.

Regjistrimi i vijuesve në programin “Arsimi dhe aftësimi për të rritur” bëhet sipas procedurave të njëjta të regjistrimit për nxënësit e rregullt siç është paraparë në nenin 10.2(a,b) dhe nenin 17.3 të Ligjit të arsimit për arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë.

Në programin arsimi për të rritur në shkollat e mesme të larta vijuesve iu mundësohet që një vit të plotë shkollor ta përfundojnë në afat prej 18 javë mësimi (UA nr. 12/2011) MASHT
Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë të interesuarit të cilët kanë kaluar moshën për të qenë nxënës të rregullt.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
• Dëftesat e klasave të kryera paraprake
• Certifikata e lindjes
Pagesa

Shkollimi në nivelin e arsimit të mesëm të lartë është me pagesë. Participimi bëhet në bazë të Udhëzimit Administrativ MASHT nr. 11/2011.

Pagesa e vijuesve për vijimin dhe përfundimin e arsimit dhe aftësimit për të rritur në shkollat e mesme profesionale do të jetë:
Për regjistrim të vitit për një klasë 100,00 €
Për dhënien e provimeve plotësuese dhe diferenciale 10,00 €
Pagesa e vijuesve në punën praktike do të bëhet varësisht nga drejtimi, në maksimum 50,00 €
Vijuesit të cilët ndërrojnë profilin do t’iu nënshtrohen provimeve diferenciale bazuar në Udhëzimin administrativ MASHT nr. 12/2011.
Kandidatët të cilët ndërrojnë drejtimin janë të obliguar që paraprakisht t’iu nënshtrohen provimeve plotësuese dhe diferenciale.
Dhënia e provimeve plotësuese dhe diferenciale bëhet në afat të veçantë nga vijimi i klasës për të cilën kandidati është paraqitur për regjistrim.
Dëftesat dhe diplomat që merren në programin “Arsimi dhe aftësimi për të rritur” janë të barasvlershme me diplomat e arsimit formal.
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik./llapi.info