Një person rreth moshës 70-vjeçare ka ndërruar jetë dje rreth orës 14:00 në fshatin Dobratin të Podujevës. Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Komandati i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi.

Bislimi i tha Llapi.info se personi që ka ndërruar jetë është vetaksidentuar me traktor.

“Reagimi i parë ka qenë i joni dhe i emergjencës. Kur kemi shkuar aty ka pasur shenja jete. Më vonë në Emergjencë në Prishtinë ka ndërruar jetë”, ka thënë Bislimi për Llapi.info./Llapi.info