Nesër zhvillohet ndeshja e ‘Digitalb Kupës së Kosovës’ në futboll, ndërmjet Llapit dhe Prishtinës. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë duke filluar nga ora 13:00.

Tahir Batatina, trajner i KF “Llapi”, tha se janë duke u bërë të gjitha përgaditjet për ndeshjen e nesërme që do të zhvillohet me Prishtinën.

“Nesër do zhvillohet ndeshja e “Digitalb Kupës së Kosovës” mes KF “Llapi” dhe KF “ Prishtina”. Lojtarët janë duke u pregaditur për ndeshjen e nesërme, po ashtu edhe stadiumi është duke u pastruar nga bora me ndihmën e lojtarëve dhe qytetarëve. KF “Llapi” është i sigurt në fitore”, ka thënë Batatina./llapi.info

SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC