Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, i’u është drejtuar dy kategorive siç i ka quajur ai, keqpërdoruesit e jetës sonë dhe avanturierët e luftës, duke u thënë mos e teproni, sepse populli ju njehë të dy kategorive, përcjell Llapi.info.
Ai ka thënë se këto dy kategori të njerëzve duhet të lirojnë rrugën e zhvillimit të vendit, sepse nuk do të lejohet shkatërrimi i përspektivës kombëtare.
“Ashtu siç e kuptuam domosdon e luftës kur ishim në robëri, edhe për kohët që po vinë, kemi obligim të reflektojmë mbi rrugën që kemi kaluar së bashku. Ky reflektim do të jetë në funksion të vendosjes së rendit dhe shtetit ligjor si parakusht për normalizimin e jetës dhe të institucioneve tona që duhet të na mundësojnë ecje të sigurt drejtë perspektivave të reja për shoqërinë tonë. Bashkërisht dhe me përgjegjësi ligjore mundemi dhe do ta rreshtojmë vendin tonë në krahë me kombet e qytetëruara europiane”, ka shkruar Remi, përcjell Llapi.info./Llapi.info
Lexoni postimin e plotë të Remit:
KEMI FALË SHUMË
Mos e teproni, populli ju njefë ju, të dy kategorive…
1) -Keqpërdoruesit (oportunistët me robëri) e jetës tonë kur ishim në robëri.
2) -Avanturierët e luftës, bashkë me keqpërdoruesit e lirisë tani.
Këto dy kategori që tani bashkëveprojnë duhet të lirojnë rrugën e zhvillimit të vendit, ne nuk do të lejojmë shkatrrimin e përspektivës kombëtare…
UÇK- ka hapur rrugen per liri,
perspektive dhe jete me te mire!
Aashtu siç e kuptuam domosdon e luftës kur ishim në robëri, edhe për kohet që po vinë,kemi obligim të reflektojmë mbi rrugën që kemi kaluar së bashku.
Ky reflektim do të jetë në funksion të vendosjes së rendit dhe shtetit ligjor si parakusht për normalizimin e jetës dhe të institucioneve tona që duhet të na mundësojnë ecje të sigurt drejtë perspektivave të reja për shoqërinë tonë. Bashkërisht dhe me përgjegjësi ligjore mundemi dhe do ta rreshtojmë vendin tonë në krahë me kombet e qytetëruara europiane.