Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu e ka quajtur të padenjë Ardian Gjinin, i cili tha se udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë fundërrina.
“Ardian Gjini është i dëshpëruar. Është i zhgënjyer nga jeta. Është i mllefosur pse ka mbetur qe një dekadë në opozitë”, ka thënë Veliu për indeksonline, përcjell Llapi.info.
Ai ka theksuar se dikur Gjini e vlerësonte LDK-në maksimalisht, sepse donte pushtet përmes partisë së Rugovës.
“Humbësi Ardian Gjini e ka vlerësuar udhëheqjen e LDK-së maksimalisht kur mendonte se përmes LDK-së do të merrte pushtetin. Ka kaluar ajo kohë kur me 7 deputetë LDK u jepte kryeministrin”, ka thënë tutje Veliu.
Veliu ka thënë se para se të lëshon akuza, Gjini është mirë t’i sqarojë vrasjet e pasluftës.
“Ardian Gjini para se të lëshojë akuza për LDK-në dhe veprimtarët e saj duhet të angazhohet për të zbardhur vrasjet e pasluftës në Kosovë”, ka thënë Veliu, duke i rekomanduar Gjinit të bëhet truproje i Kurtit e Molliqajt.
“Puna më e mirë për Ardian Gjini është që të bëhet bodygard i Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt”, ka thënën ai.
“Ardian Gjini i dëshpëruar është kthyer në Gjakovë. I rekomandoj që ta merr me vete edhe Shefin e tij shpirtëror, Dardan Molliqajn”, ka shtuar ai. /Indeksonline/