Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në një deklaratë dhënë KTV-së, përcjell Llapi.info, ka thënë se Gjilani mund ta eliminojë Llapin vetëm nëse Gjilani përforcohet nga qielli.

“Gjilani mund ta eliminojë Llapin, vetëm nëse përforcohet nga qielli. E di forcën dhe karakterin që ka skuadra ime”, ka thënë Batatina.

Ndryshe, Llapi dhe Gjilani të dielën janë përballur edhe në kuadër të javës së 18-të të Superligës, derisa ndeshja e zhvilluar në Merdarë përfundoi pa fitues (1:1)./Llapi.info