Valdrin Mustafa me prejardhje llapjane është golashënuesi i vetëm i ndeshjes mes kombëtares së Shqipërisë dhe Wales e cila u zhvillua sot në Romë.

Mustafa i siguroi fitore ekipit të kombëtares U-19 që po merr pjesë në Turneun “Roma Caput Mundi” në Romë.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë Mustafa shënoi golin e fitores pasiqë ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Në ndeshjen e tretë për grupin B të këtijë turneu, Shqipëria do të luaj kundër Lacios.

Valdrin Mustafa në dhjetorin e vitit të kaluar kishte marrë ftesë nga kombetarja e Shqipërisë për t’ju bashkangjitur ekipit të U-19 me ç’rast ai kishte thënë se këtë gjë e kishte pritur qe tashmë dy vite.

Mustafa është pjesë e Klubit Futbollistik “Kaiserslautern” në Gjermani në kategorinë B-Junior që nga vera e vitit 2014.

Llapi.info edhe më parë ka raportuar për sukseset e shumta të futbollistit llapjan Valdrin Mustafa./Llapi.info

Valdrin Mustafa