Këshillëtarët e PDK-së dhe VV-së e kanë lëshuar sot seancën e Kuvendit Komunal pasi që pati përplasje me pozitën rreth pikës 3 të rendit të ditës për Planin Zhvillimor Lokal 2016-2025.

Sipas një komunikate për media të dërguar nga Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së në Podujevë ky dokument cilsohet si fyerje e intelegjences së zyrtarëve komunal, asambleistëve dhe tallje e nënqmim me mbi 80 mijë banorët e Podujevës.

“Ky dokument i cilsuar nga ana e LDK-së si një e arritur e lartë dhe kushtetutë e zhvillimit lokal, në pjesën ku flitet për historikun e Podujevës, nuk paraqet dhe nuk njeh se që nga v. 1997 deri në qershor 1999 në luftën e fundit kanë rënë 108 dëshmorë të kombit nga radhët e UÇK-së, janë 447 viktima civile dhe mbi 30 të zhdukur.”- thuhet ndër të tjera në komunikatë, përcjellë Llapi.info.

Përkundër mungesës së këtyre këshillëtarëve pas një pauze seanca e Kuvendit Komunal ka vazhduar dhe janë marrë vendime.

Sipas Këshilltarit Komunal të PDK-s, Flakron Gashit, kryesuesi i Kuvendit ka qenë i obliguar që në mungesë kuorumi të ndërpresë seancën duke u bazuar në rregulloren e punës së Kuvendit Komunal në Podujevë, mirëpo ai ka vepruar ndryshe duke vendosur për pauzë dhe kësisoj ka zgjatë pauza derisa i ka grumbulluar prapë një pjesë të këshilltarëve.

“Mirëpo kjo është në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren në fjalë, pasi që seanca e ndërprerë njëherë në mungesë kuorumi nuk mund të filloj aty për aty pa u ftuar zyrtarisht të 35 këshilltarët komunal siç e përcakton ligji për vetëqeverisje lokale Nr. 03/L -040 dhe rregullorja e punës se Kuvendit Komunal në Podujevë neni. 26 pika 26.1” tha Gashi./Llapi.info

Rregullorja e punes se Kuvvendit