Tre persona që ishin të kërkuar nga Policia e Kosovës janë arrestuar dje në fshatin Herticë të Komunës së Podujevës, njofton Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, përcjell Llapi.info.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Podujevë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe të njejtit janë dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Policia njofton se njëri prej të akuzuarve do të vuaj dënimin në burg në kohëzgjatje prej 25 ditësh, tjetri prej 24 ditësh, dhe personi i tretë do të vuajë dënimin në kohëzgjatje prej 10 ditësh.

Gjatë 24 orëve të fundit në tërë territorin e Kosovës Policia ka arrestuar gjithësej 23 persona të dyshuar./Llapi.info