Sot filloi ndërtimi i shtëpisë së re për Familjen Asllani nga Llausha e Podujevës e cila jetonte në kushte mjaftë të rënda për jetesë.
Kjo familje ka gjithësej 4 antarë dhe deri më tani ata kanë jetuar në një shtëpi që nuk i ka plotësuar as kushtet elementare për një jetesë normale, të cilën mund t’a shihni edhe në foto.
Imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri LLugaliu, përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se fondet për ndërtimin e kësaj shtëpie janë mbledhur me iniciativën dhe organizimin e kësaj xhamie.
“Allahu i shpërbleftë me tgjitha tmirat e dynjasë dhe ahiretit bamirësit të cilët me sadakanë e tyre po ua mundësojnë skamnorëve një jetë më të mirë.” ka shkruan ndër të tjera Llugaliu./Llapi.info