Një person mashkull K-Shqiptar është arrestuar dje në Rr. “Ramë Obranqa” në Podujevë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, njofton raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, përcjell Llapi.info.

Personi i arrestuar tashmë ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës, mirëpo nuk janë bërë të ditura arsyet e kërkimit të tij.

Policia njofton se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës./Llapi.info