Era e fuqishme që e përfshiu qytetin e Podujevës gjatë muajit Janar, ka shkaktuar dëme të shumëta.
Llamarinat e kulmit të shkollës “Xheladin Rekaliu” në Podujevë janë dëmtuar si pasojë e atyre erërave, njofton Llapi.info.

Një pjesë e llamarinës së dëmtuara e cila gjendet në pjesën e kulmit mbi derën e hyrjes së shkollës nuk është larguar nga kulmi dhe akoma nuk është riparuar.

Sipas drejtorit të kësaj shkolle, Muhamet Jasharit, duhet ndërruar komplet pjesën e llamarinës së mbulojës, e për këtë procedurë duhet të shkohen në tender të rregullt.

Përkundër faktit se pjesa e dëmtuar e llamarinës gjendet mbi derën e hyrjes së shkollës, drejtori Jashari thotë se nuk paraqet rrezik për nxënësit dhe stafin e shkollës.

“ Duhet me shku në tender të rregullt, se nuk po ka mundësi me shkue me intervenue për kohë të shpejtë kështu. Na e kena vrejt, puntori u hyp e ka kqyr që njëherë nuk bjenë kjo llamarinë.”- ka thënë ndër të tjera Jashari për Llapi.info.

Ndërsa, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Maloku, tha se era e janarit ka shkaktuar dëme në 12 shkolla, e menjëherë janë riparuar dy shkolla në të cilat dëmet kanë qenë më të mëdha.

Shkolla “Xheladin Rekaliu” sipas drejtorit Maloku ka pasur fatin që nuk është dëmtuar në pjesën e kulmit ku mundet me pikë brenda objektit.

“Pasi që është dëmtuar vetëm llamarina ajo duhet të largohet nga kulmi , ama unë kam urdhëruar shkollën që me hyp dikush me ç’kap pjesën ku është mbetur akoma e kapur që mos me ra e me e dëmtue dikënd.” shtoi Maloku për Llapi.info.

Erërat e fuqishme të muajit janar kanë shkatuar dëme në 12 shkolla të komunës së Podujevës, dy prej tyre janë riparuar dhe 10 të tjera me dëme më të vogla priten të riparohen nga Drejtoria e Arsimit në pushimin pranveror në mënyrë që të mos pengohet procesi mësimor./Llapi.info.

mbuloja

 

mbuloja 1

 

mbulojaaa