Dikush ka tentuar të djeg objektin e ri të shkollës i cili akoma nuk ka përfuduar së ndërtuar në fshatin Batllavë, njofton Llapi.info

Tentimi për djegie ka ndodhur mbrëmë rreth pas orës 00:00, për fat të mirë nuk janë shkaktuar dëme të mëdha në objekt, pasi që roja e objektit ka intervenuar menjëherë së bashku me një nga banorët e fshatit.

Pas marrjes së informatës njësiti i Stacionit Policor të Podujevës kanë dal në vendin e ngjarjes.

Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi,  tha për Llapi.info se dëmet e shkakuar janë të vogla.

“Ne kemi marrë informatën mbrëmë rreth orës 00:25 minuta dhe menjëherë njësiti i Stacionit tonë ka dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu edhe njësiti i zjarrëfikësve, mirëpo ndërkohë kishin intervenuar roja i shkollës me një banorë të fshatit”- tha ndër të tjera Bislimi.

Sipas policisë akoma nuk dihet se kush ka tentuar t’i vëjë zjarri këtij objekti në ndërtim e sipër të shkollës, dhe se pa u kryer hetimet e më tutjeshme nuk mund të thuhet më shumë.

Dihet se banorët e fshatit Batllavë të Podujevës kanë pasur probleme rreth lokacionit të ndërtimit të kësaj shkolle, sepse ata ishin të ndarë në dysh rreth ideve për lokacionin e këtij objekti. Disa nga ta ishin të mendimit se objekti i ri duhej të ndërtohet në vendin e njejtë të objektit të vjetër. Ndërsa disa të tjerë ishin kundër këtij mendimi dhe thonin se shkolla duhet të ndërtohet në lokacion të ri shkaku i shumë problemeve që ka pasur në lokacionin e shkollës së vjetër si për shembull mundësinë e vërshimeve në rast të reshjeve të shumta./Llapi.info

djegja e objetit te shkolles ne batllave

 

2

 

3

 

5

 

djegja e objetit te shkolles ne batllave