Kryesia e Degës së LDK-së në Podujevë, ka mbajtur dje mbledhjen e saj të rregullt ku ka diskutuar lidhur me përgatitjet për shënimin e 26 vjetorit të themelimit të LDK-së në Llap.

Komisioni për Inforimim i Degës së LDK-së në Podujevë njofton se 26 vjetori i themelimit të LDK-së në Podujevë do të shënohet me 19 mars 2016 me një manifestim solem.

Ky takim u kryesua nga kryetari Agim Veliu, ku përvec përgatitjeve për përvjetorin e LDK-së u diskutua edhe për intensifikimin e aktivitetit të strukturave të degës, me qëllim të komunikimit më strukturat e saj nëpër nëndegë dhe me elektoratin në përgjithësi.

Kryesia, gjithashtu diskutoi për procesin zgjedhor në Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë së degës së LDK-së./Llapi.info