Të pamëshirshëm janë treguar lojtarët llapjane në ndeshjen e cila u zhvillua në kuadër të Raiffeisen Superligës së Kosovës sot në Merdar në përballje me Istogun, duke shënuar fitore të thellë me rezultat 5:0.
Në minutën e 30’ Llapi kalon në erpërsi me gole të shënuar nga Kushtrim Shabani, ndërsa në minutën e 33’ shënon Visar Zogiani, pjesa e parë mbyllet me rezultat 3:0 me golin e tretë të shënuar në minutën ë 38’ nga Ilir Blakqori.
Pjesën e dytë llapjanët e nisën me po aq entuziazem sa edhe të parën, në minutën e 65’ golin e katërt për Llapin e shënon Benjamin Emini, ndërsa në minutën e 83’ golin e pestë dhe të fundit për këtë ndeshje e shënon Viktor Kuka, për ta quar kështu skuadrën e Bahtir Batatinës në një fitore të thellë./Llapi.info