Llapit sot do të ndeshet me ekipin e Gjilanit në çerek finale të Digjitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja do të luhet në Merdare duke filluar nga ora 13:30.

Nëse ekipi llapjan shënon fitore ndaj Gjilanit atëherë do të kalojnë në gjysme finale.

Ekipi i Llapit të shtunën kishte pritur në Merdare ekipin e Istogut ndaj të cilit ka fituar me rezultat bindës 5:0 në kuadër të Raiffeisen Superligës së Kosovës./Llapi.info