Deklaratat pas ndeshjes me Llapin, të zhvilluar të mërkurën, mund t’i kushtojnë shtrenjtë trajnerit të Gjilanit, Bylbyl Sokoli.
Skuadra e tij kishte humbur 4:0 në çerekfinale të Kupës, por ai kishte shpërthyer me akuza, duke deklaruar se Llapi kishte “ndrequr” rezultatin përmes gjyqtarëve.
Kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit llapjan që ta padisin atë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për shpifje.
Infopress ka arritur të sigurojë materialin e klubit të Llapit të deponuar e protokolluar sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Si e tillë, padia është proceduar për më tutje, derisa thuhet se personi ndaj të cilit është ngritur padia (Bylbyl Sokoli), detyrohet që t’i heqë të gjitha shpenzimet e gjykatës, ashtu siç do të precizohet gjatë procesit gjyqësor.
Kjo është hera e parë që në futbollin kosovar një klub padit një trajner me motivacion për shpifje.
Dëshmia e padisë së KF Llapi ndaj Bylbyl Sokolit:
Provat materiale të Llapit