Lëvizja për Bashkim dega në Podujevë sot ka kaluar në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Llapi.info.

I pranishëm në këtë ngjarje ishe edhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i cili i urojë mirëseardhje degës së Lëvizjes për Bashkim e cila tashmë kaloi në AAK.

“Kjo kohë që nuk është e lehtë na bënë thirrje me u bo bashkë dhe me qenë sa ma të zot kur është një punë e vështirë përpara dhe ne duhet me qit në dritë edhe Podujevën edhe Kosovën.”-shtoi Haradinaj.

Ndërsa, Nexhat Llumnica i cili deri tani ishte pjesë e Lëvizjes për Bashkim dega në Podujevë, tha se disa here i kanë bërë kërkesë LB-së që të tërhiqen nga Qeveria në mënyrë që të mos jenë bartëse e proceseve të dëmshme mirëpo sipas tij ata kanë hasur në vesh të shurdhër dhe kjo është arsyeja pse ata kalojnë në AAK.

“Ne në Aleancen për Ardhmërinë e Kosovës e kemi gjetur hapësirën për me qu përpara idealin tonë, për me qu përpara interesin e qytetarit, me qu përpara zhvillimin ekonomik, me vendos sovranitetin, dhe pastaj mund të punojmë edhe për betimin të cilin e dhamë për bashkimin kombëtar.”- tha ndër të tjera Llumnica.”

Edhe sipas Haradinajt Bashkimi Kombëtar është një proces i pashmangshëm.Llapi.info.

SAM_6816